Frrok Çupi paralajmëron: Në Tiranë po përgatiten me bishta lopate

0
108
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Frrok Çupi paralajmëron se sot në Tiranë do të ketë një protestë të dhunshme. 3 marsi është njoftuar nga ish-kryeministri Sali Berisha më shumë se dy javë më parë, si protesta e dytë kombëtare që do të mbahet në kryeqytet.
I ftuar në Abc News, Çupi është shprehur se nga informacionet që ka nga brenda PD, militantët e Tiranës po përgatiten për nesër me bishta lopatash e kazmash, ndërkohë që rrethet janë lajmëruar për protestë të dhunshme.

“Meqë unë kam shumë miq atje në Partinë Demokratike se jam vetë një krijues i saj, kam marrë vesh gjëra akoma më absurde. Nëpër rrethinat e Tiranës po përgatiten me bishta lopate, me bishta sëpate, me bishta kazmash dhe nëpër seksionet e rrethinave janë përgatitur nesër për një demonstratë të dhunshme, për protestë të dhunshme.

Edhe nëse ashtu, edhe nëse ashtu, protesta do të jetë e gatshme. Ata janë gati të bëjnë dhunë, jo protestë. Në të gjitha rrethanat, padyshim që nuk mund të ketë një vendim gjyqësor që të çregjistrojë Partinë Demokratike. Partia Demokratike është e regjistruar, është legale, është ligjore”, theksoi ai.

Zjarr Tv Ad