Fshati indian nënujor që shfaqet një herë në vit

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një fshat në shtetin perëndimor indian Goa është i dukshëm vetëm për një muaj në një vit ndërsa për 11 muajt e tjerë ai zhduket nën ujë.

Dhe kur uji zhvendoset, banorët e saj fillestar, tani të vendosur në vende të tjera, vijnë së bashku për të festuar shtëpinë e tyre, raporton Supriya Vohra.

Fshati i Kurdit ishte vendosur në mes të dy kodrave në Ghatët Perëndimor me lumin Salaulim një degë e një prej lumenjve më të mëdhenj në Goa që kalonte përmes saj.

Në vitin 1986, fshati si banorët e tij pushuan së ekzistuari dhe kjo për faktin se shteti ndërtoi digën e parë e cila bëri që fshati të zhdukej nën ujë dhe banorët madje u zhvendosën pasi shtëpitë e tyre përfunduan nën ujë.

Por çdo vit në muajin maj, uji zhvendoset dhe del në dukje ajo çfarë ka mbetur nga ky fshat.

Toka e plasaritur, trungjet e pemëve, mbetjet e shkatërruara të shtëpive dhe strukturave fetare, mbetjet e prishura të sendeve shtëpiake, kanalet e ujit në gërmadha dhe kilometrat e tokave të pangopura që kryqëzohen me trupat e ujit.

Kurdi dikur ishte një fshat i begatë.

Toka ishte pjellore dhe pjesa më e madhe e fshatit, popullsia e së cilës ishte rreth 3,000, jetonte jashtë saj, ata punonin fusha pjellore të rrethuara nga kokosit, kashta, mangoja dhe pemë frutore.

Hindusët, muslimanët dhe të krishterët jetonin së bashku. Kishte një tempull kryesor, disa tempuj më të vegjël, një kishë dhe një faltore myslimane.

Projekti ishte ambicioz. I ndërtuar mbi brigjet e lumit Salaulim, u quajt Projekti i Ujitjes së Salaulimit. Ai propozoi të furnizonte me ujë të pijshëm thuajse gjitë Goan e jugut. Dhe kishte për qëllim që të sigurojë rreth 400 milionë litra ujë në ditë për qytetarët.

“Kur erdhëm në fshatin e ri nuk kishim asgjë,” kujton Inacio Rodrigues. Ai ishte ndër familjet e para që u zhvendosën në vitin 1982. Ata duhej të qëndronin në shtëpitë e improvizuara deri sa të ndërtonin shtëpinë e tyre nga e para.

 

Zjarr Tv Ad