Ftesa e munguar e Mitsotakis/ Deputeti i PD: Aventura e Ramës në Himarë po rrezikon Shqipërinë

0
351
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mungesa e një ftese për Edi Ramën në darkën jozyrtare që kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis do të zhvillojë me liderët e Ballkanit Perëndimor në Athinë, ka nxitur reagime në Tiranë.

Darka që do të zhvillohet të hënën e 21 gushtit në “Megaro Maximos”, vjen vetëm një javë pas protestës në mbështetje të kryebashkiakut të Himarës, Fredi Beleri, i cili ndodhet në burg që nga 12 Maji.

Kjo duket se është arsyeja pse marrëdhënia mes Mitsotakis dhe Ramës ka hyrë në një epokë të akullt. Diçka të tillë e thekson edhe deputeti demokrat Tritan Shehu në një postim në Facebook.

Sipas tij, Edi Rama po dëmton vendin me aventurizmin politik që ka ndërmarrë në Himarë. Shehu nënvizon se mungesa e Shqipërisë në darkën informale të Athinës është pasojë direkte e veprimeve arbitrare nga kryeministri.

Postimi i Shehut:

Rama, me aventurizmin politik demton vendin!

Mungesa e “Shqiperise” ne darken informale te Z. Mitsotakis, eshte pasoje direkte e veprimeve arbirare, antidemokratike te Rames. Duhet te jemi te sinqerte e te shohim te verteten ne sy. Kjo eshte e verteta dhe druaj se gjerat do te perkeqesohen. Duke cenuar marredheniet e rolin tone ne Rajon. Duke demtuar me pasoja procesin tone te integrimit europian. Eshte nje rrjedhoje e perkeqesimit te maredhenieve me Greqine mike.

Pikerisht si pasoje sherthyese e “çeshtjes Beleri”. Nje tregues i deformimit te rende te demokracise ai, te te drejtave themelore ne vendin tone! I nje autokracie te rrezikshme!

Zjarr Tv Ad