Gara brenda PD-së në Kukës, tërhiqet kandidati që ishte përballë Gjicit

0
76
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kandidati Admir Sinamati që garoi për koalicionin “Bashkë Fitojmë” në zgjedhjet e 14 majit për Bashkinë e Kukësit por që u mund nga Safet Gjici nuk do të garojë sërish në 24 shtator.

Lajmin e ka dhënë vet Sinamati përmes një postimi në rrjetet sociale. Vendimin Sinamati thotë se ja ka bërë të ditur edhe Sali Berishës. Ai pak kohë më parë u shpreh i gatshëm për të kandiduar, por nuk dihet arsyeja e tërheqjes.

“I gjendur në këto kushte kur tashmë edhe pala kundërshtare ka hedh “në ring” një kandidat që ndryshon shumë nga ai i pari, kur situata aktuale është tejet më pozitive dhe favorizuese për opozitën e veçanërisht në Kukës, kur për fat të mirë edhe nga radhët e demokratëve tashmë kemi një numër të madh kandidatësh optimistë për përfshirje në kandidim dhe besimin në fitore, kur një realitet i ri politik po don me marrë formë( bashkim lokal me poseduesit e vulës së PD), disa arsye të tjera personale si dhe për shkak të botkuptimit tim politik, unë jam i bindur se opozita në Kukës dhe PD nuk do të ndjejë aspak moskandidimin tim”, shkruan ai.

Postimi i Sinamatit:

https://www.facebook.com/admirsinamatiofficialpage/posts/620678493513722?ref=embed_post

Zjarr Tv Ad