Pas 10 vitesh, Sali Berisha zbulon se çfarë i tha Ramës kur mori pushtetin

0
203
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha ditën e sotme ka zhvillur tryezën debatin “Pushteti i Kimit”, me politikanë dhe analistë.

Gjatë fjalës së tij, Berisha ka zbuluar pas 10 vitesh se çfarë i tha Edi Ramës në 2013, kur i dha pushtetin.

“Në vitin 2013, me ndërrimin e pushtetit, ditën e inaugurimit të qeverisë, i jam drejtuar Edi Ramës me këto fjalë: Lidhjet tua me krimin janë universale dhe universalisht të njohur. Shqiptarët të amnistuan se të votuan.

Por fati i kësaj shoqërie do varet nga lidhjet që do mbash me krimin. Do i presësh ato apo do i vazhdosh ato. Nëse i vazhdon ato, duke qenë kryeministër, kjo do jetë katastrofë për shqiptarët. Kur i thashë Edi Ramës se lidhjet e tua me krimin janë universale, i thashë atij një të vërtetë sepse ai, në të shumta raste, ishte i vetmi kryetar bashkie në botë, që në vend të mbrohej nga garda, merrte vrasës dhe trafikantë si mburojë.

Madje për të zyrtarizuar çdo gjë, bëra edhe një vendim të Këshillit të Ministrave, ku kryetarin e Bashkisë së Tiranës e vendosa në një trajtim më të mirë se ministrat, se në atë kohë ministrat nuk kishin mbrojtje nga garda”, tha Berisha.

Zjarr Tv Ad