Gazetari Hoxha: Rama ka anuluar aktivitetet pas publikimit të skandalit të McGonigal

0
77
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari i Euronews Albania, Ardit Hoxha thotë se kryeministri Edi Rama nuk ka bërë asnjë deklaratë publike prej disa ditësh në lidhje me çështjen e ish-zyrtarit të FBI, Charles McGonigal.

Në emisionin “Review” në Euronews Albania, Hoxha u shpreh se Rama ka anuluar edhe pjesëmarrjen e tij në disa aktivitete.

“Kryeministri shqiptar, përveç asaj deklarate që në një farë mënyre nuk është një deklaratë, por një zënie prit nga kolegët në dalje nga Partia Socialiste, ka që nga e mërkura që nuk ka asnjë dalje publike, madje, edhe anulim të aktiviteteve.

Më e fundit ku ka qenë e paralajmëruar dalja e kryeministrit, ka qenë një aktivitet i organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, ku ishte vet presidenti Duka, i cili deklaroi se zoti Rama nuk erdhi në ceremoni për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore. Më herë mungoi edhe në seancën e parlamentit”, theksoi ai./EURONEWS ALBANIA

Zjarr Tv Ad