Gent Cakaj “mollë sherri”, Rama “dërgon” Metën në Kushtetuese

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mosdekretimi i Gent Cakajt si ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, është kthyer kohët e fundit në ‘mollën e sherrit’ Qeveri-Presidencë. Meta nuk dekretoi Cakajn si ministër të Jashtëm, pasi e cilësoi të papërgjegjshëm, pa përvojë, e mes të tjerash nuk ka pasur certifikatën e sigurisë si zv.ministër.

Por ndaj këtij akti vjen edhe kundërpërgjigjja nga ana e Ramës. Qeveria ka gati padinë për Presidentin e Republikës, për mosdekretimin e Gent Cakajt në krye të diplomacisë.

Burimet qeveritare i thanë A2 CNN se padia do të depozitohet këtë javë, në Gjykatën Kushtetuese. Në dokumentin disa-faqësh, janë rreshtuar shkeljet, që sipas mazhorancës, ka bërë numri një i shtetit shqiptar.

Zjarr Tv Ad