Gjermani/ Dhunohet politikani i ekstremit të djathtë

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Frank Magnitz, Lideri i Alternativës për Gjermaninë në Bremen u sulmua nga tre persona në qendër të këtij qyteti, në orët e vona të së hënës. Njerëzit e maskuar e rrëzuan atë pa ndjenja dhe e goditën në kokë, thanë zyrtarë të partisë. Alternativa për Gjermaninë, parti anti-migrante, ka hyrë në parlament për herë të parë vitin e kaluar dhe ka 94 ulëse. Ajo tani ka përfaqësues në secilin parlament shtetëror të Gjermanisë. Zëdhënësi i partisë, Jorg Meuthen, postoi në Twitter një fotografi të Magnitzit në spital.

 

Zjarr Tv Ad