Gjermania ndihmon Shqipërinë/Dhuron një fond prej 10.5 milion eurosh,për të përballuar pandeminë”

0
40
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, bëri me dije alokimin e një fondi shtesë prej 10.5 milionë eurosh për bashkëpunimin ekonomik dhe teknik mes dy vendeve, për periudhën 2020-2021, në mbështetje ndaj ndikimit të pandemisë COVID-19.

Shuma e alokuar do u vijë në ndihmë ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (SME-të) si dhe fuqizimit të arsimit profesional.

 

Lajmi u bë i ditur pas takimit të kësaj të hëne mes ministres së Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, dhe ambasadorit gjerman Peter Zingraf, me të cilin ministrja diskutoi intensifikimin e bashkëpunimit përgjatë vitit 2020.

Sipas zyrës së shtypit të Ministrisë së Financave, ministrja Denaj e ka informuar ambasadorin Peter Zingraf, për vendimet e fundit të qeverisë mbi programet e punësimit dhe nxitjen e riintegrimit në tregun e punës të qytetarëve të larguar, si pasojë e COVID-19 dhe mbi iniciativat fiskale në mbështetje të sektorit privat, me fokus biznesin e vogël.

Ministrja ritheksoi vëmendjen që po tregon qeveria shqiptare për mbarëvajtjen e financave publike, pavarësisht se vendi ynë u ndikua nga dy situata të vështira, fillimisht tërmeti i 2019-s, ndërsa tani pandemia e Covid-19, e cila ka rritur numrin e të papunëve dhe ka ulur të ardhurat në buxhetin e shtetit.

“Rritja e angazhimit dhe mbështetja në situatën e tërmetit dhe pandemisë janë dëshmi e bashkëpunimit të fortë bilateral. Prioritetet e përbashkëta dhe orientimi i punës së Qeverisë dhe partnerëve gjermanë në sektorët më me peshë në ekonomi dhe në jetën e qytetarëve kanë qenë kyç në bashkëpunimin e vazhduar.” theksoi Denaj.

Zjarr Tv Ad