Gjesti i veçantë i Presidentit, puth qenin hero të FSK-së që shpëtoi jetë

0
67

Ky është heroi me 4 putra i forcave të Sigurisë së Kosovës që mundësoi shpëtimin e dhjetra jetëve nën gërmadhat e godinave të shembura pas tërmetit.

Presidenti Meta nuk kishte me vete një medalje për të, por mirënjohjen dhe vlerësimin ia dha me puthje.

Kreu i Shtetit shqiptar ishte sot në Prishtinë për të nderuar dhe vlerësuar ekipin e kërkim shpëtimit nga Kosova që asistoi në Shqipëri pas tërmetit.

Tërmeti i një jave më parë, la të vdekur 51 persona dhe më shumë se 900 të tjerë të plagosur.