‘Gjigantët’ francez kërkojnë shërbimet e Tiemoue Bakayoko

0
5
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mesfushori me origjinë franceze i cili luan me skuadrën e Chelseat mendon  një rikthim në vendlindjen e tij. Skuadra e PSG është ajo që ka shfaqur interesim për Bakayoko. Ata po kërkojnë ta marrin lojtarin në formë huazimi.

24-vjecari sezonin e kaluar luajti i huazuar te Milan, por pretendimet e larta ekonomike të ‘Bluve te Londrës’ bënë që kuqezinjtë të hiqnin dorë nga kartoni i futbollisti, pavarësisht insistimit të tyre.

Për Bakayoko pati një sondazh edhe nga Inter, por sërish drejtuesit e Chelsea nuk pranuan opsion tjetër përveç shitjes përfundimtare të tij me kushtet ekonomike të vendosura prej tyre. Tashmë me interesimin e PSG pritet të mësojmë nëse anglezët kanë ende të njëjtat kërkesa apo jo.

Zjarr Tv Ad