“Gjoka Konstruksion” nis betejën ligjore për “Kardhiq-Delvinë”, padit ARRSH në Prokurori

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kompania “Gjoka Konstruksion” ka dorëzuar një kallëzim penal në prokurori ndaj drejtoreshës së ARRSH-së, Sonila Qato. Veprimi në fjalë erdhi pasi ARRSH vendosi anulimin e procedurës së tenderit të ndërtimit të tunelit të rrugës Kardhiq-Delvinë, ku kompania “Gjoka Konstruksion” ishte pjesë e garës. Në një prononcim për mediat, avokati i kësaj kompanie pretendon se ARRSH i ka bërë një skualifikim të padrejtë ‘Gjoka Konstruksion’, duke favorizuar një firmë tjetër.

Po ashtu avokati pohoi se detyrimi që duhet t’i kthejë shtetit kësaj kompanie është 7 miliardë lekë.

“Është bërë korrupsion nga drejtoresha e ARRSH. Janë 4.2 milionë euro të marra në mënyrë të padrejtë më shumë sesa do e kryenim ne veprën publike. Ne kemi thënë; që ekziston vepra penale e korrupsionit. Kjo nuk do të thotë se ska vepra të tjerë, si pabarazia në tendera. Detyrimi që na ka për të kthyer ne është 7 miliardë lekë. E gjithë zhurma që është bërë ndaj kompanisë ‘Gjoka’ nga drejtoresha e ARRSH, ndaj të cilës bëmë edhe kallëzimin penal, është e padrejtë”, tha avokati.

Zjarr Tv Ad