Gjuriç: Nuk ka asnjë dëshmi që në Reçak kemi bërë krim

0
6

I ashtuquajturi drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, ka thënë se qëllimi i bombardimeve të NATO’s ishte që ‘të mos mbetej asnjë serb në Kosovë’. Por, ai thotë se ‘ky qëllim nuk u arrit dhe nuk do të arrihet kurrë”, shkruan B92. Ndërkohë, Gjuriq ka përmendur edhe Reçakun, e cila ishte një nga masakrat më të mëdha nga forcat serbe në Kosovë, por që sipas Gjuriqit, ‘ai nuk ishte krim’…

Marko Gjuriq thotë se qëllimi i NATO’s ishte që ta ‘merrte territorin e Serbisë duke ushtruar agresion në vitin 1999’.

‘Dikush tentoi të na i kidnapojë 10,887 kilometra katrorë të Serbisë duke tentuar të na aneksonte një pjesë të vendit. Jemi dëshmitarë se si muajve të fundit janë hequr kufijtë mes Kosovës dhe Shqipërisë dhe nuk është lëshuar asnjë zë si reagim ndaj këtij veprimi”, ka thënë Gjuriq.

Ai ka thënë se si ‘motiv i dytë i NATO’s ka qenë edhe dobësimi gjeopolitik i Serbisë dhe popullit serb në Ballkan’.

‘Si dikush që ka qenë dëshmitar dhe e ka përjetuar se cilat kanë qenë pasojat e marsit 1999, mund të them se nuk kam asnjë dilemë se ky ishte një agresion ndaj nj ështeti të pavarur dhe që nuk kishte asnjë lloj arsyetimi për një intervenim të tillë”, ka thënë tutje ai.

Ai ka thënë se ‘mekanizmat e OKB’së e përcaktojnë qartë se cilat janë kushtet se si mund të ndërhyhet ndaj një shteti të pavarur”.

“Nëse fillojmë me Reçakun, kemi nga atje analiza që nuk ka pasur krime që mund të kenë çuar në një agresion të tilë. Institucionet legale nuk e kanë konfirmuar kurrë dyshimin se në fshatin Reçak ndodhi diçka e tillë apo në ndonjë fshat tjetër të Kosovës’, ka thënë ai.

“Forcat tona kishin arritur që në mënyrë madhore t’i përgjigjeshin forcave rebele (UÇK v.j) Kur filloi agresioni i NATO’s, nuk kishte as edhe një fakt të vetëm që po shkeleshin të drejtat e njeriut. Gjatë bombardimeve të NATO’s, ata përdorën aeroplanët e tyre në bashkëpunim me UÇK’në që të sulmonin jo vetëm bazat ushtarake të Jugosllavisë por edhe popullatën civile”, ka thënë Gjuriq.