Gjykata legjitimon shkarkimin e Voltana Ademit nga drejtimi i Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë

0
57
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata ka legjitimuar shkarkimin e Voltana Ademit nga drejtimi i Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë duke pranuar regjistrimin e organeve të reja drejtuese të saj.

Me vendimin datë 31.08.2021, mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme të Shoqatës së Bashkive vendosi shkarkimin e Voltana Ademit, si Kryetare e SHBSH-së.

Në vend të saj u zgjodh kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu si Kryetar i ri i Shoqatës, ndërsa nënkryetar u zgjodhën Alma Hoxha, Kryetare e Bashkisë Përmet dhe Ilir Xhakolli Kryetar i Bashkisë Pogradec.

Në këtë mbledhje, Asambleja zgjodhi edhe Komitetin e ri Drejtues të përbërë nga Bashkitë: 1) Lezhë; 2) Mat, 3) Klos; 4) Shkodër: 5)Përmet; 6) Dropull: 7) Pogradec;  Kukës: 9) Vau Dejës; 10) Kamëz; 11) Vorë; 12) Selenicë; 13) Devoll; 14) Mallakastër: 15) Tropojë.

Ademi i kundërshtoi këto vendime duke iu drejtuar gjykatës, por kjo e fundit ka rrëzuar pretendimet e kryebashkiakes në detyrë të Shkodrës duke vlerësuar si të ligjshme zgjedhjen e Pjerin Ndreut në krye të shoqatës së Bashkisë të Shqipërisë si dhe të organeve të reja drejtuese të saj. Gjykata ka vendosur që të pranojë kërkesën e depozituar nga kryebashkiaku Ndreu për regjistrimin e këtyre ndryshimeve duke i hapur rrugë funksionimit normal të Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë.

Zjarr Tv Ad