Goditen rastet e lojërave të fatit në Tiranë, 2 të proceduar

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të paligjshme të lojërave të fatit, ndërsa ka proceduar edhe dy persona që dyshohen si përgjegjës.  Sipas policisë, shtetasit e proceduar janë të dy nga Tirana.

Gjithashtu bëhet me dije se janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një kompjuter, disa tavolina pokeri dhe shumë sende të tjera, të cilat përdoreshin nga shtetasit e proceduar.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet operacioni “Poker”

Goditen dy raste të aktivitetit të kundërligjshëm të lojërave të fatit. Operacioni nga Komisariati i Policisë nr 2. Procedohen penalisht 2 shtetas për veprën penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një tavolinë pokeri, kompjuter, monitor, aparate celularë, bizhuteri, çelësa mjetesh dhe vlera monetare.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr. 2, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se në dy lokale të ndryshme zhvillohej në mënyrë të kundërligjshme aktiviteti i lojërave të fatit, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Poker”, ku si rezultat u proceduan penalisht shtetasit:

Zjarr Tv Ad