Gomonet me drogë, 30 mijë euro kushtoi liria për 3 vlonjatët

0
37
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Janë lënë të lirë tre shqiptarët e gomones që u kap në Greqi pranë kufirit me Turqinë në detin Egje.

Pavarësisht se ata akuzohen se ishin pjesë e grupit që transportonte rreth 1 ton kanabis në rrugë detare me gomone nga Shqipëria nëpërmjet Greqisë për në Turqi gjykata i la të lirë me detyrim paraqitje tre herë në muaj në polici dhe garanci pasurore nga 10 mijë euro secilit.

Tre shqiptarët e liruar nga qelia Aleksandër Brozi 25-vjeç, Hajri Shehaj 42-vjeç dhe Renato Dalipaj 42-vjeç, të tre nga Vlora kanë refuzuar të kenë lidhje me drogën e kapur në një shpellë në ishullin Piperos, pranë Alonisos. Vetë të dyshuarit u shprehen se po transportonin 700 litra benzinë nga Agia Marina Koropi në ishullin Psara.

Shqiptari tjetër Gjergji Xhezo 35-vjeç, që u kap një ditë më pas me një gomone tjetër në atë zonë dhe që tregoi ku ishte fshehur droga nuk ka pranuar se ka lidhje me tre bashkëpatriotët e tij. Ndaj 35 vjeçarit është dhënë masa e arrestit me burg, por për tre të tjerët drejtësia greke nuk ka ende asnjë provë.

Vendimi u mor dje nga Prokurori i Volos. Avokati i tyre Dimitri Kontula u shpreh se klientët e tyre nuk e pranuan të kenë lidhje me grupin e trafikut ndërkombëtar të drogës dhe ngjarjen e 25 shtatorit.

Ata thanë se gomonia e tyre nuk ishte paraprirëse e gomones së dytë ku u kap 35-vjeçari shqiptar që tregoi se ku ishte fshehur droga. Avokati i tyre tha se dy gomonet nuk kishin itinerar të njëjtë dhe nuk kishte ngjashmëri kohore dhe tokësore të veprimtarisë së tyre, pasi njeri u kap në Agistri, tjetri në Psara dhe droga në Piperi.

Zjarr Tv Ad