Gramoz Ruçi uron zyrtarët e sapozgjedhur në Kongresin e SHBA-ve

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi ka uruar zyrtarët e lartë të sapozgjedhur të Kongresit të SHBA, Eliot Engel, Steny Hoyer dhe James E. Risch.

Ruçi i dërgoi sot një mesazh urimi z. Eliot Engel, me rastin e zgjedhjes Kryetar i Komitetit të Çështjeve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Populli shqiptar sheh në personalitetin Tuaj mbrojtësin më të spikatur të çështjeve të shqiptarëve të Shqipërisë dhe Kosovës për më shumë se tri dekada, merita për të cilat keni fituar mbështetjen e komunitetit shqiptaro-amerikan të Neë York-ut. Si Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, shpreh besimin në bashkëpunimin tonë të ngushtë në të ardhmen.”, shkruan në mesazhin e tij dërguar Kryetarit të Komitetit të Çështjeve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA, Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi.

Mesazh te posacem, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, i dërgoi edhe Steny Hoyer, me rastin e zgjedhjes Kryetar i Grupit Demokrat të Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Përvoja Juaj rreth tridhjetëvjeçare në Kongres si edhe kontributi Juaj i shquar në Grupin Demokrat dhe në Dhomën e Përfaqësuesve, janë garancia se nën lidershipin Tuaj, Grupi Demokrat do të kontribojë edhe më shumë që Dhoma e Përfaqësuesve tu shërbejë me besnikëri aspiratave dhe interesave të kombit amerikan si edhe zhvillimit, ruajtjes së paqes, garantimit të sigurisë dhe përpjekjeve të popujve për prosperitet e demokraci.” thuhet në letrën që Kryetari i Kuvendit i dërgon Kryetarit të Grupit Demokrat të Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA, z. Steny Hoyer.

Nje mesazh i dergoi edhe  James E. Risch, me rastin e zgjedhjes Kryetar i Komitetit të Marrëdhënieve të Jashtme të Senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Nën lidershipin Tuaj, Komiteti i Marrëdhënieve të Jashtme dhe Senati i ShBA-së do tu kontribojnë mbështetjes së zhvillimit, paqes, sigurisë dhe përpjekjeve të popujve për prosperitet, qytetërim e demokraci. Si Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, shpreh besimin në bashkëpunimin tonë të ngushtë në të ardhmen.”, shkruan KRuçi në letrën e urimit dërguar Kryetarit të Komitetit të Marrëdhënieve të Jashtme të Senatit të ShBA, z. James E. Risch.

Zjarr Tv Ad