Gratë e kryeministrave në Londër, Anita e Ramushit lë në hije Lindën e Edit!

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, është shfaqur ditën e djeshme i ngazëllyer dhe krenar për bashkëshorten e tij. Nëpërmjet një shënimi të shkurtër në FB, ai ka treguar lumturinë që ka ndierë pasi Anita është nderuar me një çmim prestigjioz  në samitin ndërkombëtar të grave në Londër.

Në këtë eveniment gazetarja e njohur në Kosovë, Anita Haradinaj, është përzgjedhur si një nga gratë më të fuqishme në botë, me ç’rast ka mbajtur edhe një fjalim i cili është karakterizuar nga modestia.

“Sot, jam tejet i lumtur dhe i nderuar për shpërblimin e “Phenomenal Global Women” në Global Women Summit 2019 në Londër, që fitoi Anita. Nuk ka ndjenjë më të mirë se të kesh pranë një grua të fuqishme, që nuk dorëzohet asnjëherë, e që lufton për të drejtat e grave”, ka shkruar në FB kryeministri Haradinaj.

Anita është njohur dhe më pas është martuar me Ramush Haradinajn, ndërkohë që ushtronte profesionin e gazetares. Edhe pse bashkëshorti i saj është për herë të dytë në detyrën e lartë të kryeministrit, Anita asnjëherë nuk ka ndryshuar stilin e jetës dhe profesion. Si atëherë kur u njoh me Haradinajn, edhe sot ajo vazhdon të punojë si gazetare e thjeshtë në Radio Televizioni Kosova. Në këtë Samit ajo u duartrokit gjatë për fjalën dhe çmimin prestigjioz, por edhe për shfaqjen e saj modeste.

Në këtë samit të rëndësishëm merr pjesë njëkohësisht, edhe bashkëshortja e kryeministrit tjetër shqiptar, Edi Ramës. Në ditën e parë të këtij eventi, Linda mbajti një fjalim i cili nga mjaft media këtu në Shqipëri u cilësua si një “hartim” dhe u kritikua për hipokrizi. Linda Rama që në fillim të fjalës së saj deklaroi, se për të shkruar ato fjalë ishte konsultuar me nënën e Edit, me mamanë dhe vajzën e saj Rean, si dhe djalin e vogël të kryeministrit, Gregorin.

Por ajo që ra më së shumti në sy në fjalën e saj, ishte mburrja me gratë ministre në kabinetin e burrit të saj, ndërkohë që sipas statistikave në Shqipëri rreth 900 mijë gra jetojnë në kushte të vështira; pa punë apo të dhunuara.

 

Zjarr Tv Ad