Grayson është i veçantë, askush s’e ndalon 6 vjeçarin…

0
8
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ky djalosh i vogël ka një deformim të rrallë. Njihuni me Grayson, gjendja e të cilit mori një emër pas lindjes së tij. Ai lindi i verbër dhe i shurdhër. Edhe i mungon një e treta e kafkës së tij. Ka edhe një vrimë në zemër.

Po ashtu shumë deformime të tjera në trupin e tij. Mjekët menduan se ai do vdiste herët por gabuan… ai përballoi me sukses 36 operacione në vetëm 6 vite të jetës së tij.

Pavarësisht gjendjes ai nuk e shikon veten ndryshe nga të tjerët dhe nuk lejon askënd ta ndalojë.

Është një djalosh shumë popullor dhe ka shumë miq. Nëna e Grayson tregon se nëse do mundte do largonte çdo dhimbje prej trupit të tij…

 

Zjarr Tv Ad