Greqi, të rinjtë përleshen me thika brenda në kamp

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një i ri rom është plagosur me thikë në një kamp në zonën Caraconero të Rodos.

Mediet greke sot (15 gusht) shkruajnë se me ndihmën e policisë ai është dërguar në spitalin e Rodosit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Për policinë i riu 21 vjeçar ka dëshmuar se kishte pasur një përleshje me një person tjetër dhe më pas ishin konfliktuar me thika.

Policia e cila mbërriti në vendin e ngjarjes po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

Por megjithatë, kjo nuk është hera e parë që incidente të tilla janë regjistruar brenda kampit. Dhe në të kaluarën zona është shndërruar në një zonë “lufte”. Vetëm në majit të vitit 2018 ka pasur të shtëna mes grupeve rome që ishin konfliktuar edhe më herët.

Zjarr Tv Ad