Gruevski letër europjanëve para arratisjes

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mediat maqedonase kanë publikuar letrën që ish kreu i VMRO-DPMNE i ka dërguar eurokomesarit për zgjerim Johannes Hahn, përfaqësueses për politikë të jashtme e BE-së Federica Mogherini, komesarit për të drejtat e njeriut në Këshillin Evropian Dunja Mijatoviç dhe kryetarit të Partisë Popullore Evropiane, Jossef Doll.

Në letrën që mban datën 16 tetor Nikolla Gruevski kërkon që gjyqtarë profesionistë të BE të studiojnë rastet që ai akuzohet, pasi sipas tij faktet e publikuara nga pala paditëse janë të fabrikuara politikisht.

“Ju duhet të marrin pjesë në seanca dhe në fund të përgjigjeni nëse në shtetet e tyre, me dëshmi të tilla, me akuza të tilla, do t’i pranoheshin ose hidheshin poshtë dhe pse. Kjo pyetje kuptohet nuk do ta ndryshojë vendimin e Gjykatës Lokale, por do të përgjigjet në pyetjen lidhur me përndjekjen politike në Maqedoni”, ka shkruar Gruevski.

Ai më pas në 10 pika ka shpjeguar se gjatë procesit gjyqësor është ballafaquar me një numër të madh të shkeljeve ligjore.

 

 

 

Zjarr Tv Ad