“Grupet kriminale shqiptare tejet të fuqishme”, Kreu i SPAK: Fenomen shqetësues, po kryejnë vrasje dhe po pastrojnë para në Shqipëri

0
341
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i SPAK-ut Arben Kraja ka folur ditën e sotme edhe për grupet kriminale në Shqipëri, ku ka deklaruar se janë fuqizuar aq shumë sa kryejnë lehtësisht trafik droge nga vendet e Amerikës Latine drejt vendeve perëndimore.

Duke folur për Zërin e Amerikës, Kraja tha se këto grupe kryejnë vrasje dhe grabitje si dhe përfshihen në ngjarje të dhunshme në Shqipëri që lidhen me aktivitetin e tyre jashtë vendit.

Ai shtoi se grupet kriminale pastrojnë edhe një pjesë të mirë të parave të drogës në vendin tonë.

Z.Kraja, sa të fuqishme janë grupet kriminale në Shqipëri? Shohim grupe kriminale që sjellin drogë nga vendet e para drejt Shqipërisë, kemi parë, kapjen e sasive të drogën në portin e Durrësit, sa të fuqishme janë ato realisht?

Arben Kraja: Kohët e fundit ne po vërejmë përfshirjen gjithnjë e më shumë të shtetasve shqiptarë në aktivitete kriminale jashtë vendit, sidomos në trafikun e drogës, dhe duke u aktivizuar që në vendet e burimit. Pra që në vendet e Amerikës së Jugut dhe garantimin e transportit nëpërmjet anijeve dhe rrugëve detare drejt Evropës Perëndimore. Dhe ky është fenomen shqetësues sepse jo thjesht sepse dëmton jetën e njerëzve që përdorin këto drogëra. Por edhe për Shqipërinë ka pasoja. Një pjesë e mirë që rrjedhin nga ky aktivitet kriminal vijnë dhe investohen në Shqipëri. Në Shqipëri ndodhin shumë vrasje, grabitje dhe ngjarje të dhunshme që lidhen me aktivitetin jashtë vendit të këtyre grupeve kriminale. Në një farë mënyre jemi përfshirë në këto pasoja që sjell ky aktivitet.

Zjarr Tv Ad