Grupi i Bardhit kërkon në Gjykatë çregjistrimin e Bashës si kryetar i PD

0
65
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Grupi i deputetëve të Partisë Demokratike, mbështetës të Sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhi, kanë dorëzuar në gjykatë vendimet e marrë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së.

Pjesë e vendimeve të marra ishte dhe çregjistrimi i Bashës nga gjykata si kryetar i Partisë Demokratike dhe anulimi i zgjedhjeve për kryetarin e partisë që pritet të mbahet të shtunën.

Në një prononcim të dhënë nga deputeti Bledjon Nallbati, tha se askush nuk ka të drejtë të privatizojë Partinë Demokratike, duke e kthyer atë në një forcë politike private.

“Askush nuk ka të drejtë që të privatizojë Partinë duke e kthyer atë në një parti private. Anëtarët e PD kanë vetëm një synim se si të forcojmë PD. Kemi dorëzuar një dosje me të gjitha vendimet që kemi marrë në Këshillin Kombëtar”, tha Nallbati.

Zjarr Tv Ad