Grushti i organizur nga vetë Berisha, Lorenc Vangjeli: Doktori më mirë do pranonte plumbin se poshtërimin

0
114
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Lorenc Vangjeli mbrëmjen e sotme ka komentuar skenarët të cilët qarkullojnë në lidhje me ngjarjen e ndodhur më 6 Dhjetor, ku ish-kryeministri Sali Berisha u godit me grusht gjatë protestës së opozitës nga 31-vjeçari, Gert Shehu.

Referuar skenarit të parë se kjo ngjarje ishte planifikuar nga vetë Berisha dhe njerëzit e tij, Vangjeli tha se duke njohur karakterin e kryetarit të Partisë Demokratike ky është një skenar idiot pasi ai më mirë pranon plumbin se poshtërimin.

Ndërsa, sa i përket skenarit tjetër dhe akuzave të opozitës se kjo ngjarje është porositur nga vetë kryeministri Edi Rama, analisti thotë se ai nuk do të lejonte që në një ditë kaq të rëndësishme siç ishte ajo e samitit ai të lejonte që vëmendje të ikte prej tij.

“Ka dy teori që përjashtojnë njëra tjetrën. Dhe njëra më idiote se tjetra. Njerëzit pranë mazhorancës mendojnë se Berisha i izoluar, i humbur e siguroi një gjë të tillë e bëri një skenar të tillë, ishin njerëzit e tij që e organizuan një gjë të tillë, ndërkohë që ne të njëjtin rang është edhe ajo që shikon autorësinë mbas këtij grushti kriminal që ju dha liderit.

Së pari Berisha egosit deri në fund do të pranonte, karakteri i Berishës do të pranonte më mirë plumbin se sa poshtërimin, sipas psikologjisë së tij gjaku që derdh është shumë herë më i fortë sesa plaga që merr nga plumbi.

Po ashtu edhe Edi Rama egoist dhe vanitoz nuk do ta ndante vëmendjen që dritat e prozhektorëve që kishin rënë në të nuk do ta ndante me askënd. Janë dy pista që përjashtojnë njëra tjetrn. Ose është rastësi fatale, ose janë veprime të aktorëve të tretë që ne asnjëherë nuk do i mësojmë”, tha Vangjeli.

Zjarr Tv Ad