Hahn: Tetori vendimtar për Shkupin

0
7
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 

Maqedonia e Veriut mund të ketë një rrugë më të lehtë sesa Shqipëria në procesin e negociatave të anëtarësimit në muajin tetor, pasi ka përmbushur të gjitha kërkesat e Bashkimit Europian dhe ka arritur marrëveshje historike.

Deklarata u bë të enjten nga komisionieri për politikat e fqinjësisë dhe zgjerimit, Johanes Hahn, në konferencën për shtyp me kryeministrin maqedonas, Zoran Zaev.

Zyrtari europian ndodhet në Shkup për të diskutuar ecurinë e reformave në drejtësi dhe ligjin e ndryshuar për prokurorinë.

Johanes Hahn: “Maqedonia Veriore ka punuar me mund dhe është koha që liderët evropiane ta pranojnë këtë. Jeni afër marrjes së një hapi të madh në tetor. Por është e rëndësishme që të vazhdoni me reformat dhe që të sundojë e drejta. Korrupsioni dhe krimi i organizuar janë pikat kryesore ku duhet të fokusoheni.”

Kreu i qeverisë, Zaev, tha se vizita e Hahn në Shkup shënon fazën e fundit për fillimin e negociatave.

Zaev: “Në tetor presim nga BE-ja që të mbajë fjalën dhe Maqedonisë së Veriut t’i hapen negociatat. Ne na mbetet deri në tetor të sheshojmë procesin e reformave, të mos u japim arsye askujt që të vë në dyshim qëllimin tonë strategjik në procesin e eurointegrimit.”

Dy zyrtarët ftuan palët politike maqedonase të jenë të hapura për bashkëpunim për objektivin e përbashkët.

Pas takimeve me presidentin e vendit, Stevo Pendarovski, pjesëtarë të kabinetit qeveritar dhe me liderë të partive opozitare, Hahn të premten dhe të shtunën do të vizitojë Beogradin.

Në tryza me presidentin Vuçiç apo kryeministren e vendit pritet të trajtohet edhe tema e dialogut Kosovë-Serbi.

 

Zjarr Tv Ad