Sinjale nga Moska: Serbia e gatshme të nënshkruaj çfarëdo marrëveshje me Kosovën

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 

“Serbia është e gatshme të nënshkruajë çfarëdo marrëveshje me Kosovën, në qoftë se merr garanci që nuk do të humbasë fuqinë e vet si shtet”, ky është konstatimi i nxjerrë nga Carnegie Moscow, rrjet botëror që merret me analiza të zhvillimeve politike.

Sipas tyre dorëheqja e Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit pas ftesës që ka marrë nga Gjykata Speciale nënkupton që nuk do të ketë një progres të shpejtë sa i përket zgjidhjes së problemit ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, shkruan ‘Danas’, transmeton Gazeta Express.

Sipas këtij shkrimi të ‘Carnegie Moscow’, lidershipi politik në Serbi e ka kuptuar që ‘ftesa e Hagës për Ramush Haradinajn është një trik i Perëndimit, për të shtyrë Beogradin drejt një kompromisi të ri”.

Përveç tjerash në këtë shkrim thuhet se Washingtoni dhe Bashkimi Evropian janë lodhur nga kushtet dhe ‘llastimi” i Prishtinës.

“Në Washington dhe në kryeqytetet evropiane, sjellja e Kosovës ka shkaktuar shumë lodhje dhe nervozizëm saqë ata vendosen të ri-krijojnë gjithçka. Tashmë perëndimi e di që është elita politike e Kosovës ajo që po pengon zgjidhjen e problemit ”, thuhet ndër të tjera.

Megjithatë vlerësojnë se dorëheqja e Ramush Haradinajt do të ketë ndikim në zhvillimet e ardhshme politike.

Nga ana tjetër gjatë vizitës së fundit në Beograd, presidenti i Francës, Emanuel Macron, është zotuar se do të rinisë dialogun ndërmjet dy shteteve, duke përmendur disa herë kompromisin e dyanshëm si zgjidhje.

Rinisjen e dialogut e kërkon me ngulm edhe Gjermania. Gjithashtu nga Berlini mirëpresin edhe heqjen e vendimit për taksë ndaj Serbisë, që do të mundësonte një rikthim të shpejtë në dialog.

 

Zjarr Tv Ad