Ramush Haradinaj kthehet nga Haga, nesër mbledh ministrat

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 

Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Ramush Hardinaj, ka thirrur për nesër mbledhjen e Qeverisë

Mbledhja që do të fillojë në orën 14:00, do të ketë disa pika të rendit të ditës, në mesin e tyre do të diskutohet edhe për emërimin e anëtarëve të bordit të autoritetit civil.

Mbledhja e Qeverisë në largim do të mbahet një javë pasi që kryeministri Ramush Haradinaj dha dorëheqje të parevokueshme nga posti i të parit të Qeverisë.

Neni 95, pika 5, i Kushtetutës, thotë se me dorëheqjen e kryeministrit, Qeveria që udhëheq ai ose ajo, rrëzohet e tëra.

Kujtojmë që dje Haradinaj u intervistua në Hagë në cilësinë e të dyshuarit. I njëjti bëri të ditur se ka vendosur që të mbrohet në heshtje

 

Zjarr Tv Ad