Haradinaj: Në Berlin do flas për liberalizimin e vizave

0
8
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri i Kosovës thotë se do të shkojë në takimin e udhëheqësve të Ballkanit në Berlin pa ndonjë pritshmëri të madhe për rifillimin e dialogut me Serbinë.

Ramush Haradinaj u tha gazetarëve pas mbledhjes së qeverisë, se në Berlin do të flasë për liberalizimin e vizave.

“Te festa është takim i gjerë, janë të Ballkanit perëndimor udhëheqësit e institucioneve dhe institucionet e besë është një ndër që këtë takim e kryesojnë bashkë kancelarja Merkel e Presidenti Makron, e kemi nder edhe na në emër të Kosovës, po nuk kemi agjendë ose takime të tjera bilaterale apo kokë më kokë”, deklaroi Haradinaj.

Ndërkohë eurodeputeti Knut Flankenstain i bëri thirrje Kosovës që të tregohet më e duruar, ndërsa kujtoi se Parlamenti Europian është në anën e qytetarëve të vendit në këtë proces.

“E di që ju duhet shumë durim në procesin e liberalizimit të vizave. Por, të jeni të sigurt që Parlamenti Evropian për herë të dytë ka dhënë një votë të qartë që ne dëshirojmë që ta arrijmë këtë, dhe se ndihemi të turpëruar që Këshilli i Evropës vazhdimisht ka shtyrë dhe ka vonuar këtë çështje. Në këtë aspekt jemi në anën tuaj dhe vazhdojmë të bëjmë presion, dhe kjo ditë shpresojmë të jetë shumë afër, të miratohet ajo që ju meritoni që prej një kohe. Sepse është gjithashtu në pyetje besueshmëria jonë,” tha ai.

Me 29 prill me ftesë të kancelares Angela Merkel dhe presidentit francez, Emmanuel Macron, do të mbahet në Berlin takimi i udhëheqësve të Ballkanit. Synimi i takimit është rifillimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe nxitja e të dy vendeve për të arritur një marrëveshje detyruese për njohje reciproke. Dialogu është ndërprerë për shkak të tarifave doganore që qeveria e Kosovës po zbaton ndaj mallrave me origjinë nga Serbia.

 

 

 

Zjarr Tv Ad