Haradinaj: Pse Mogherini e Hahn, nuk reagojnë ndaj letrës së kryeministres serbe?

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ndër të tjera Haradinaj përmendi edhe rastin e fundit, ku kryeministrja serbe Ana Brnabiç i dërgoi letër kryeministrit shqiptar Edi Rama, duke kërkuar që të rishikojnë njohjen e Kosovës shtet të pavarur dhe sovran. Në një intervistë për RTV21, deklaroi se ndihen të ofenduar nga letra e kryeministres serbe dhe mos veprimi i Evropës, pasi sipas tij nuk pati as edhe një deklaratë nga udhëheqësit e Bashkimit Evropian për këtë çështje.

“Ne na thuhet mos veproni, ndërsa nuk po disiplinohet Serbia”, deklaroi Haradinaj, duke shtuar se as Federica Mogherini, as Johannes Hahn, as Jean Claude Juncker, as Donald Tusk e as Cecilia Malmstrom nuk janë lajmëruar për t’i thënë Serbisë se ajo letër nuk është në frymën e stabilizimit të Ballkanit.  Ku është Evropa, ku janë ata që nuk reagojnë ndaj Serbisë”.

Haradinaj shtoi se kur ne aktivizohemi për të mbrojtur sigurinë tonë, udhëheqësit e BE-së aktivizohen sikur të ishin në Beograd e jo në Bruksel.

 

 

Zjarr Tv Ad