Harbimi i punonjësve të Ministrisë së Brendshme serbe me këngë pro gjenocideve, reagon Aleksandër Vuçiç

0
80
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka reaguar në lidhje me videon ku anëtarët e Ministrisë së Punëve të Brenshme në Beograd shiheshin duke kënduar dhe duke i thurur lavde gjenocidit në Srebrenicë, shkatërrimit të Vukovarit dhe duke bërë thirrje për krime të reja ndaj minoriteteve në Serbi. Presidenti u ka lënë fajin mediave kroate, pasi sipas tij ato “qëllimisht promovojnë histori negative nga Serbia dhe nuk u kushtojnë vëmendje sukseseve të Beogradit”.

“Nuk i pashë të gjitha detajet, aq sa lexova… Është detyra ime t’iu them boshnjakëve në Serbi se ky është vendi i tyre dhe po aq sa imi dhe sa i shumve prej nesh, se ata do të jenë absolutisht të sigurt dhe të mbrojtur.

I takon policisë të ndërmarrë veprime të përgjegjshme.Është më mirë të mos komentojmë për mediat kroate, sa i përket marrëdhënieve mes serbëve dhe boshnjakëve, duhet të kuptojmë se nuk mund të jetojmë dhe të mbijetojmë pa njëri-tjetrin dhe sa më shpejt ta kuptojmë këtë, aq më mirë. Urrejtja nga njëra anë provokon urrejtje edhe më të madhe nga ana tjetër. Unë u bëj thirrje njerëzve të kujdesen për fqinjët e tyre boshnjakë, ashtu siç i kërkoj boshnjakëve që të kujdesen për fqinjët e tyre serbë”, tha Vuçiç në një deklaratë për mediat.

Zjarr Tv Ad