“Hiqni sanksionet që të lejojmë eksportin e grurit”, ministri ukrainas: Rusia po shantazhon botën shumë qartë

0
41
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Rusia po përpiqet të shantazhojë komunitetin ndërkombëtar me një ofertë për të zhbllokuar portet detare të Ukrainës, nëse hiqen sanksionet kundër saj.

Kështu u shpreh sot ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër.

“Ky është shantazh i qartë. Nuk mund të gjesh shembull më të mirë shantazhi në marrëdhëniet ndërkombëtare”, tha Kuleba.

Ai paralajmëroi se nëse Rusia nuk heq bllokimin e eksporteve të drithërave ukrainase, i gjithë cikli bujqësor do të ndërpritet dhe mund të nxisë një krizë ushqimore shumëvjeçare.

Zjarr Tv Ad