HISTORIKE NË MALIQ/ GJERGJ LUCA VENDOS BUSTIN E NASTRADINIT. I HAP “SFIDË” VASIL NAÇIT: “DO I JAP EDHE UNË LEKSIONE TË RINJVE PËR PUNËN…

0
750
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Biznesmeni Gjergj Luca ka inaguruar bustin e “Nastradinit” të vendosur pikërisht në ambientet e “Rozafës” në Maliq. Përmes një video, Luca është shprehur se do fillojë të japë leksione motivuese për të rinjtë e kësaj zonë, lidhur me punën, duke i hapur kështu “sfidë” kolegut të tij, Vasil Naçit.

Si jep ai kolegu im, Vasili, Vasil Naçi. Pra, miqtë e mi si jep Vasil Naçi leksione motivuese, frymëzuese për rininë për njerëzit që punojnë. Unë sot do të filloj inagurimin e monumentit legjendë të gjithë Ballkanit ku unë do të mbaj fjalime frymëzuese me të gjithë nxënësit e shkollave të mesme, me rininë, me këdo që do të vijë për punën dhe të vërtetën.

Tani hajde shkojmë të bëjmë një foto me njeriun që është frymëzimi im dhe i të gjithë racës tonë ballkanike. Pra miqtë e mi, ne në Maliq inagurojmë portretin e burrit më të madh që ka nxjerrë Ballkani, të filozofit ballkanik që e ka marrë e gjithë bota dhe më mbrapa do të lexojmë të gjithë emrat që i ka në të gjithë botën dhe do të fillojmë tregimet e tij për të motivuar rininë, dhe për të motivuar qytetarinë, punën dhe të vërtetën. Nastradini. Faleminderit miq dhe shihemi në edicionin e radhës dhe do t’i bëj sfidë Vasil Naçit nëpërmjet këtij burri me leksionet time motivuese.

VIDEO GJERGJ LUCA INAGURON BUSTIN E NASTRADINIT

Zjarr Tv Ad