Homazhe në Vlorë/Ruçi: Ismail Qemali është i përjetshëm sepse e përjetshme është Shqipëria!”

0
9

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ishte sot në Vlorë në ceremoninë e përkujtimit të 100-vjetorit të ndarjes nga jeta të themeluesit të Shqipërisë së pavarur, Ismail Qemalit, organizuar nga bashkia e qytetit të Vlorës.

Fillimisht Ruçi vendosi një kurorë në memorialin e Ismail Qemalit, ndërsa më pas vizitoi Muzeun e Pavarësisë bashkë me personalitetet shtetërore që e shoqëronin bënë një vizitë edhe në Muzeun e Pavarësisë.

Në librin e përshtypjeve të Muzeut, z. Ruçi la këtë shënim: “Nderim Ismail Qemalit, themeluesit të shtetit të pavarur shqiptar! Ismail Qemali është i përjetshëm sepse e përjetshme është Shqipëria!”

“Tre janë momentet vendimtare që shpëtuan Shqipërinë”,- deklaroi para gazetarëve Kryetari i Kuvendit, z. Ruçi: “Shpallja e Pavarësisë nga plaku i Vlorës dhe i gjithë Shqipërisë, Ismail Qemali, themeloi shtetin e pavarur shqiptar; Kongresi i Lushnjës, i cili vitin që vjen mbush një shekull, ndërtoi arkitekturën e shtetit shqiptar, rilindi ndërgjegjen politike dhe sanksionoi Shqipërinë parlamentare; Lufta e Vlorës shpëtoi Shqipërinë nga copëtimi dhe u preu rrugën orekseve ekspansioniste të fqinjëve për gllabërimin e trojeve të saj. Dy nga këto tre ngjarje ndodhën në Vlorë dhe për këtë të gjithë shqiptarët i janë mirënjohës.”

Në homazhet dhe veprimtaritë e organizuara me këtë rast, mori pjesë edhe ministrja e Kulturës, znj. Elva Margariti, deputetët e qarkut të Vlorës, z. Edmond Leka dhe z. Vullnet Sina, ish-zëvëndëskryetarja e Kuvendit, znj. Valentina Leskaj; konsulli i Nderit i Austrisë në Vlorë, z. Arben Malaj, prefekti i qarkut Vlorë, z. Flamur Mamaj, kryetari i Këshillit të Qarkut Vlorë, z. Ervis Moçka dhe veteranë të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare etj.