Human Rights Watch: Kroacia të mos hyjë në Shengen, dëbon ilegalisht refugjatët

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kroacia aderon në Bashkimin Europian prej vitit 2013 por nuk po mundet të lëvizë në zonën Shengen. Organizatat për të drejtat e njeriut thonë se vendi nuk ështe ende gati pasi vazhdon të shkelë konventat ndërkombëtare kundër emigrantëve dhe azilkërkuesve.

Observatori ndërkombëtar për të drejtat e njeriut ka qortuar një propozim të Komisionit Europian për të pranuar Kroacinë në zonën Shengen.

Sipas Human Rights Watch, vendi nuk e meriton Shengenin pa adresuar krizën së emigrantëve dhe dhunën që ushtrohet ndaj tyre.

“Kthimi i paligjshëm dhe i dhunshëm i azilkërkuesve dhe emigrantëve mjaftojnë që Kroacia të mos gjejë vend në Zonën Shengen. Nuk ka kuptim nocioni i Shengenit ku respektohen të drejtat e njeriut, kur Kroacia shpërfill abuzimet me emigrantët,” deklaroi të premten studiesja e organizatës për Europën Lindore dhe Ballkanin, Lidia Goll.

Rastet e keqtrajtimit të emigrantëve në kufirin kroat bien ndesh me konventat ndërkombëtare dhe dokumentohen nga ekipi i saj që nga viti 2016.

Në rrethana të caktuara, policia vendëse ka përdorur dhunë edhe ndaj grave dhe fëmijëve, ndërsa të tjerë janë braktisur në zonat e largëta duke u detyruar të notojnë në ujërat e dimrit për të kaluar sërish kufirin drejt Bosnjë-Hercegovinës.

Kroacia aderon në Bashkimin Europian prej korrikut të vitit 2013, por përmbushja e kritereve teknike si edhe vetoja e vendeve të caktuara po vonojnë pjesëmarrjen në marrëveshjen kontinentale të Zonës Shengen.

Zjarr Tv Ad