Humbja në zgjedhjet e 14 Majit, Dashnor Sula i prerë: Nuk kthehem në PD për sa kohë është Alibeaj!

0
153
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti demokrat, Dashnor Sula, është shprehur se nuk do të kthehet në Partinë Demokratike për sa kohë aty është kryetari i komanduar, Enkelejd Alibeaj dhe të gjithë ata që e drejtojnë.

Sula tha se fushata që Alibeaj bëri në Tiranë dhe në rrethe ishte e turpshme dhe se nuk do të vijojë të punojë më me Grupin Parlamentar që drejtohet nga Enkelejd Alibeaj.

Më tej deputeti tregoi se do të punojë me demokratët në zonë, nëse këta të fundit e pranojnë, nëse jo atëhere do të vijojë të jetë i pavarur.

“Unë nuk rikthehem më aty për sa kohë të jetë Alibeaj dhe ata që e drejtojnë nga mbrapa. Unë do punoj me demokratët në zonë, nëse më pranojnë. Nëse jo, do të vijoj të jem i pavarur. Nuk më intereson mandati. Do ti hap rrugën kujtdo figure që ta mbështesim. Edhe unë kam përgjegjësinë time në këto zgjedhje. Unë nuk arrita që mbështetësit e PD-së zyrtare ti vë në krah të kandidatit Pashja”, tha Sula.

Zjarr Tv Ad