Hyri në operacion e nuk doli më, sot vëllezërit e Blertës e kujtojnë kështu

0
145
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Blerta Pepa, ndërroi jetë më 15 maj të vitit të kaluar pas një ndërhyrjeje në gju. Ajo hyri në operacion ne spitalin Continental ne Tirane për një ndërhyrje të lehtë por nuk doli më.

Ngjarja bëri shumë bujë atë kohë, ndërsa u kritikua spitali privat ku u krye operacioni. Por sot vëllezërit e Blertës kanë gjetur një mënyrë për ta përjetësuar dhe kujtuar. Ata i kanë dedikuar një këngë që e kanë publikuar sot. Vëllai i saj Ermali dhe këngëtarja e njohur Aurela Gace kanë publikuar klipin dhe një mesazh drithërues.

“Eshte e pamundur te mos lotosh.
Blerta e vogel u kthye ne engjell vetem 15 vjeç, e vellezerit e saj bejne kete dedikim kaq te dhimbshem.
Blerta, u fut ne sallen e operacionit per nje nderhyrje te thjeshte ne gju , e fatkeqesisht nuk i ja doli dot te kthehej ne gjirin e familjes. Zoti ju dhente forcen ta perballoni Ermal”, shkruan Aurela Gace.

 

https://www.youtube.com/watch?v=g0CpIHeYWSU&feature=player_embedded

 

Zjarr Tv Ad