I dha Nobel, ithtarit të Millosheviçit, ‘shfajësohet’ Akademia Suedeze: Ne nuk pamë pikëpamjet e tij politike!

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Akademia Suedeze ka reaguar pas polemikave të fuqishme që shpërthyen kundër të përzgjedhurit prej saj si fitues i Çmimit Nobel në Letërsi për vitin 2019, shkrimtarit austriak Peter Handke.

Akademia Suedeze tha se e kishte nderuar Peter Handke për mjeshtërinë e tij letrare dhe nuk kishte marrë parasysh pikëpamjet e tij politike në këtë vlerësim.

Akademia shpalli të enjten dy fitues të Çmimit Nobel për Letërsi, një për vitin 2019, por edhe një për vitin 2018, për shkak të skandalit seksual dhe të korrupsionit në radhët e saj, që shpërtheu vitin e kaluar.

Sipas mediave suedeze, ekspertët kishin parashikuar që Akademia do të kërkonte të rivendoste reputacionin e saj të prishur nga skandali pas kësaj kohe, mirëpo ndezi polemika të reja: 76-vjeçari Handke, u pa shumë shpejt si një zgjedhje që shkaktoi përçarje për mbështetjen e tij pro-serbe në luftërat e Ballkanit.

Ndaj, Akademia Suedeze tha se e kishte nderuar Handke për mjeshtërinë e tij letrare dhe se nuk kishte marrë parasysh pikëpamjet e tij politike në këtë vlerësim.

Vetë Handke, që jeton në periferi të Parisit, tha për AFP se “pas gjithë këtij sherri për veprën e tij”, ai ishte “i mahnitur: që ishte fituesi i 2019-ës për çmimin më prestigjioz të botës në letërsi.

“Ishte shumë kurajoz nga Akademia Suedeze ky lloj vendimi. Ata janë njerëz të mirë,” tha ai.

Zjarr Tv Ad