I ka mashtruar anglezët prej vitesh, zbardhet gënjeshtra e çmendur e mbretëreshës

0
180
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ajo është një nga personat më të fuqishëm në planet. Simboli i përshëndetjes me dorë e shoqëron mbretëreshën Elizabeth II prej dekadash, por nëse monarkes britanike 92-vjeçare i lodhet dora, s’ka pse e braktis detyrën. Ajo përdor një pajisje me mekanizmin e tundjes së dorës.
Sipas People, Princeshë Ana, e bija e mbretëreshës, i ka rrëfyer shkrimtarit Robert Hardman për librin e tij “Queen of the Ëorld” se një grup studentësh australianë i dhuruan dikur monarkes në shenjë shakaje, një dorë të rreme që lëkundej.

“Ata i dhuruan asaj një dorezë brenda së cilës ndodhej një levë druri dhe nëse tërhiqje fundin e levës, dora lëkundej”, është shprehur Princeshë Ana duke shtuar gjithashtu se Madhëria e saj ishte e emocionuar nga kjo dhuratë.

Princeshë Ana nuk ka zbuluar nëse Mbretëresha e ka përdorur këtë instrument më parë, por nuk është e vështië për t’u kuptuar. Këshilluesja e familjes mbretërore Victoria Arbiter është shprehur për ABC Neës në vitin 2012 se ekziston një mënyrë shumë e veçantë me të cilën Mbretëresha përshëndet.

“Një dorë vertikale me një tundje të lehtë të kyçit, një lëvizje e stilit të lartë që bie në sy, por pa treguar shumë entuziazëm”, është shprehur Arbiter.
Sidoqoftë, Princeshë Ana e ka edhe zgjidhjen për t’u përballur me një dorë të lodhur. Ajo shmang lëvizje si trokitja e duarve. “Duke qenë se nuk mund të rrokësh duart me çdokënd, mos fillo fare”, argumenton ajo.  Një person i familjes që duket se nuk e shqetësojnë pasojat e të qenit anëtar i familjes mbretërore, është Princesha Charlotte. Në ceremoninë e 92-vjetorit të ditëlindjes së Mbretëreshës, e bija e Ëilliam dhe Kate u pa duke imituar përshëndetjen me dorë të Madhërisë së saj.

Zjarr Tv Ad