I nguli thikën vetes në shtëpinë e vajzës, ndërron jetë i moshuari

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një i moshuar i ka dhënë fund jetës në Fier, sot rreth orës 08:20, në lagjen “Sheq i Madh”.
Dyshohet se shtetasi Rushti Fejzullai, 93 vjeç, ka goditur veten me thikë në banesën e vajzës së tij.

93-vjeçari ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Fier.
Sipas informacioneve, i moshuari e ka goditur veten një herë me thikë në qafë në prani edhe të personave të tjerë në banesë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.

Zjarr Tv Ad