“I pata dalë borxhit me kohë”/ Artan Hoxha reagon për kryebashkiakun e arrestuar

0
63
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...





Gazetari Artan Hoxha ka reaguar pas arrestimit të kryebashkiakut socialist të Bulqizës, Lefter Alla.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale ai shkruan se Alla duhet të kishte ikur që atëherë kur e paralajmëroi ai dhe sot nuk do të përfundonte në burg.

“Edhe i pata dale borxhit me kohe!!! Te kishte ikur qe në ate kohe sot nuk do perfundonte në burg….SPAK arreston kryetarin e Bashkise Bulqize, Lefter Alla, i akuzuar per korrupsion dhe abuzime me tendera publik…” shkruan Artan Hoxha.





Në janar 2020 gazetari Artan Hoxha nxorri një video ku dukej një person që thithte kokainë, për të cilin ai konfirmoi se kryebashkiaku i akuzuar se merr drogë është Lefter Alla, i Bulqizës.

Në studion e një televizioni Hoxha publikoi videon e plotë dhe këmbënguli se rasti në fjalë është shumë i rëndë.

“Kjo konfirmon akuzat e PD-së që kërkoi të fuste me ligj testin për narkotikët për funksionarët e lartë. Është një rast që përbën problem. Kemi të bëjmë me njerëz që janë zgjedhur me votën e qytetarëve dhe marrin vendime për të mirën e qytetarëve. Për mirëadminstrimin e zonës. Problematika tjetër është se si është e mundur që këta persona i shpëtojnë filtrit të përzgjedhjes nga ata që i kandidojnë. Këtu është një ambient publik dhe bëhet fjalë për një moment diskreditues”.





Kryebashkiaku Lefter Alla mohoi akuzat dhe tha se ishte sulm politik.

Gazetari tha se kishte pasur trysni të ndryshme për të mos e publikuar videon. Ai i bëri thirrje policisë që të ketë kujdes burimet e tij të informacionit pasi ka pasur kërcënime.

Zjarr Tv Ad