I refuzohet azili, shqiptari i vë flakën kampit në Gjermani

0
95
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një video ku shfaqet një i ri shqiptar teksa i ve flaken dhomës  së kampit ku ishte strehuar, ka bërë jehonë të madhe në mediat gjermane.

Me pretekstin se autoritetet gjermane ia kanë refuzuar azilin, i riu shqiptar ka publikuar një video ku dëgjohet teksa thotë: “Aty ku ka shqiptarë dije se gjithmonë ka me i hi flaka venit. Nuk u kanë budallë ai si e ka thanë…”, ndërsa i vë flakën një grumbulli gjërash të mbledhura në mes të dhomës, pamje që shihen edhe në videon e publikuar nga JOQ.

Sipas Gazetës Bild është dashur ndërhyrja e 45 zjarrfikësve për ta futur zjarrin në kontroll, por që ka rezultuar me dhomën të shkatërruar tërësisht dhe të pabanueshme. Fatmirësisht raportohen se nuk ka të lënduar rëndë, ndërsa janë evakuuar 150 persona ndërsa 7 të tjerë kanë marrë plagë të rënda.

Nuk i del azili, i riu shqiptar i vë flakën kampit në Gjermani

I kthejnë përgjigje negative për azil, i riu shqiptar i vë flakën kampit në Gjermani."Qaty ku ka shqiptar dije se gjithmon ka me i hi flaka venit. Nuk a kan budall qaj si e ka than…"Komentet ju takojnë juve 😨

Gepostet von JOQ Albania am Montag, 5. August 2019

Zjarr Tv Ad