Ilir Daja prezantohet në pankinën e Skënderbeut: Një zgjedhje zemre

0
56
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Për Skënderbeun ky mund të quhet viti zero pas përjashtimit të gjatë nga Europa. Projekti i ri i klubit korçar I është besuar edhe një herë Ilir Dajës, trajnerit që vendosi rekorde në drejtimin e kësaj skuadre. Tekniku është prezantuar zyrtarisht, duke treguar edhe arsyet që e shtynë të pranojë ofertën.

“Kam patur oferta të ndryshme, por zgjodha Skënderbeun për ato që tha presidenti. Kam kaluar këtu kulmin e karrierës, kemi bërë gjithçka brenda një edicioni, duke pasur parasysh titullin, Kupën dhe Europa League. Këtë radhë truri ka dëgjuar zemrën”, ishin fjalët e para të Dajës. Motivimi i skuadrës do të jetë një nga testet më të vështira të trajnerit në sezonin e ri. Motivimi është shumë i vështirë në këto kushte. Ekspeienca më ka bërë që nuk më mungon pjesa e motivimit. Situata është e veçantë dhe të gjithë aktorët duhet të jenë pjesë e motivimit. Merkatoja duhet të nisë me lojtarin e 12-të, tifozët, që të jenë përkrah nesh. Europa është vitrinë, por ka edhe mënyra të tjera për të promovuar lojtarët. Marrim shembullin e Gurit dhe Abazajt”, ka vijuar më tej trajneri kryeqytetas, që gjithsesi nuk vendos limite.

Nuk mund të dalim me objektiva konkretë. Edhe pse kemi një grup me eksperiencë, duhet kompletuar skuadra, por afati kohor është i limituar. Kemi pak mundësi zgjedhjeje. Po punojmë të afrojmë lojtarë cilësorë. Nuk mund të pretendojmë se do të jemi “lokomotiva” e garës, por aty afër”, është shprehur Ilir Daja.

Zjarr Tv Ad