Ilirjan Celibashi shkon të votojë i pari, pajisja elektronike me defekt

0
54
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Komisioneri Ilirjan Celibashi ka shkruar i pari të votojë këtë të diel, në një qendër votimi në Tiranë. Mirëpo, kur kreu i KQZ-së ka shkuar të identifikohet ka pasur një problem nga pajisja e identifikimit elektronik.

“Jemi duke sjellë një pajisje tjetër, duket se ka ndodhur një problem gjatë transportit pasi pajisja që ishte në qendër konfirmohet se nuk funksionon”, ka thënë Ilirjan Celibashi.

Komisioneri i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është paraqitur në orën 07.00, orari zyrtar kur ka nisur procesi i votimit, në qendrën në shkollën “Dëshmorët e Lirisë” Tiranë. Raportohet se probleme ka edhe në rrethe, me pajisjet e identifikimit elektronik.

Në Kavajë procesi i votimit nuk ka nisur ende duke qenë se pajisjet e votimit elektronik nuk punojnë. Sipas informacioneve paraprake, KQZ nuk ka dërguar zarfet me kodet përkatëse të këtyre pajisjeve.

Ndërkohë, probleme me këtë pasjisje ka pasur dhe në Korçë, por komisionerët dhe kryetarët e KZAZ-ve janë udhëzuar të veprojnë tradicionalisht, pra zgjedhësit do të gjejnë emrat në listë dhe do të firmosin.

Zjarr Tv Ad