Informacionet e klasifikuara/ Kryeministri përjashton veten dhe Presidentin nga procedurat e verifikimit të sigurisë. Mediu: Pse s’përfshihet kryetari i Kuvendit?

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka prezantuar sot në Komisionin e Ligjeve projektligjin “Për informacionin e klasifikuar” dhe tha se me ndryshimet e ligjit aktual, kryeministri i vendit dhe Presidenti përjashtohen nga procedurat e verifikimit të sigurisë dhe autorizohen që të kenë qasje në informacionet e klasifikuara.

Elisa Spiropali: Risi është përjashtimi i procedurave të verifikimit të sigurisë për presidentin dhe kryeministrin që autorizohen që të kenë qasje në informacionet e klasifikuara e pajisen me certifikantën e sigurisë së personelit pa u kryer verifikimi i sigurisë si është në shumicën e vendeve.

Spiropali tha se ky projektligj është iniciativë e kryeministrit Rama dhe që do të shfuqizohet ligji për informacionin e klasifikuar sekret shtetëror të ndryshuar.

Sakaq, deputeti i opozitës Fatmir Mediu në ndërhyrjen e tij pyeti pse projektligji ka përjashtuar kryetarin e Parlamentit.

“Nga pikëpamja e hierarkisë së shtetit pas presidentit numri i dy është kryetari i Parlamentit, ne jemi republikë parlamentare. Pyetja është pse përjashtohet kryetari i parlamentit dhe përfshihet vetëm kryeministri dhe Presidenti?”, tha Mediu.

Sipas ministres, në lidhje me informacionin e klasifikuar ië BE, ‘për herë të parë është parashikuar deklasifikimi i pjesshëm duke rregulluar mundësinë për të zbuluar në mënyrë të autorizuar informacionet që mund të ndahen nga informacioni që mund të deklasifiohet’.

Po ashtu, “për herë të parë është përkufizuar koncepti pronësisë së huaj. Si formë kontrolli apo influencë kërcënuese për sigurinë e informacionit të klasifikuar për llogari dhe në inters të vendeve apo palëve jo mike.

Për herë të parë janë përcaktuar shkeljet e sigurisë duke i ndarë në të rëndë e të lehta. Janë vendosur masa për subjektet që kryejnë shkeljet”.

Në projektligjin e ri nuk parashikohet krijimi i ndonjë strukture të re dhe as i ndonjë institucioni të ri,

Për shkak të natyrës së vecantë të punëns, punonjësit e drejtorisë të trajtohen me shtesë mbi pagën”, tha Spiropali.

Zjarr Tv Ad