Insektet rrezikojnë të zhduken

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Insektet në mbarë botën po shkojnë drejt zhdukjes, duke kërcënuar një kolaps katastrofik në ekosistemet natyrore. Sipas të dhënave të një studimi shkencor të botuar në në revistën Biological Conservation, 40% e llojeve të insekteve po përjetojnë rënie dramatike në mbarë botën. Sipas këtij studimi shkalla e zhdukjes së insekteve është 2,5 përqind në vit, duke rrezikuar se ato mund të zhduken brenda një shekulli.

Shkencëtarët paralajmëruan se humbja e habitateve natyrore, përdorimi i pesticideve dhe plehrave në ferma dhe emetimet nga fabrikat dhe qytetet janë “shtytësit kryesorë” të rënies së numrit, ndërsa speciet pushtuese dhe ndryshimet klimatike janë shkaqe shtesë.

Hulumtimi theksoi se shkalla e zhdukjes së insekteve është tetë herë më e shpejtë se ajo e zogjve, gjitarëve dhe zvarranikëve. Insektet, burim ushqimi për shumë lloje të tjera, si zogjtë dhe gjitarët, janë me rëndësi të veçantë për ekosistemet e tokës dhe kafshët e egra. Shkencëtarët kanë kërkuan veprim të shpejtë për të parandaluar zhdukjen në masë.

 

Zjarr Tv Ad