Instalohen 5 bova ankoruese të vendosura përgjatë parkut detar Karaburun-Sazan

0
6

5 bova ankoruese u vendosën përgjatë pikave më të frekuentuara të parkut detar Karaburun-Sazan, atraksion turistik i njohur në nivel ndërkombëtar.

Ministri i mjedisit Blendi Klosi tha se këto bova do të shërbejnë për ankorimin e mjeteve detare që ofrojnë ture në zonë, por edhe te mjeteve të tjera private dhe jahteve me turistë që mbërrijnë në vendin tonë.

Klosi: Do të jetë edhe një shembull i parë sesi mund të krijohen lehtësira të tilla gjatë gjithë zonës bregdetare, pasi e kemi shumë të nevojshme që në strategjinë tonë për të zhvilluar industrinë e detit, të krijohet edhe infrastruktura e nevojshme për sistemimin dhe rehabilitimin e pikave, ku mund të parkohen mjetet lundruese dhe të shfrytëzohet deti. 

Klosi theksoi se kjo nismë vjen në një fazë të parë, eksperimentale, dhe se vitin e ardhshëm do të vendosen bova gjatë gjithë bregdetit.

Klosi: Së bashku me agjencinë e zonave të mbrojtura, sot do të vizitojmë bashkë me të rinjtë e projektit smile Albania të gjithë gadishullin e Karaburunit, i shndërruar në një destinacion të frekuentuar turistik jo vetëm për vizitorët vendas por edhe për të huajt. Por, që numri i tyre të rritet, duhet krijuar infrastruktura e nevojshme, duhen vendosur më shumë bova, për ti hapur rrugë zhvillimit të një industrie të re në turizëm, që është industria e detit, për të pritur jahte dhe marina edhe në Shqipëri.

Klosi thotë se është koha për të marrë masat e nevojshme për të garantuar zhvillim turistik të qëndrueshëm me impakt zero në mjedis.