Inter zyrtarizon dy bombera për Conten

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Prej kohësh ka marrë drejtimin e Interit, por vetëm sot ka marrë dhuratën e parë si zikaltër.

Në fakt nuk është një dhuratë, por brenda “pakos” gjenden emrat e dy sulmuesve mjaft cilësor. Bëhet fjalë për Matteo Politano dhe Eddie Salcedo, me zikaltërit që kanë rënë dakord për të blerë përfundimisht kartonin e tyre, respektivisht nga Sassuolo dhe Genoa.

Dyshja u mor në fillim të sezonit të shkuar në huazim, por paraqitjet e tyre bindën drejtuesit për të shfrytëzuar opsionin e blerjes përfundimtare.Kredia njëvjeçare e Politano kushton 5 milionë euro, teksa për ta veshur zikaltër duhet të paguajë edhe 20 milionë euro të tjera në arkat e Sassuolës.

Sa për Salcedon, kostoja e 17-vjeçarit është 1 milionë për huazimin dhe 8 milionë euro të tjera për blerjen përfundimtare. Sulmuesi i talentuar u aktivizuar kryesisht me ekipin e të rinjve, ku zhvilloi 35 ndeshje dhe shënoi 13 herë.

 

Zjarr Tv Ad