Ironia e Ramës: Monika ‘Doktore Shkencash’ ndërsa Luli ‘Profesor i Asociuar’

0
52
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama gjatë daljes së tij në për mediat, ka ironizuar kryetarin e opozitës, Lulzim Basha dhe kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi për titujt e tyre shkencor.

Rama tha se nuk ka gradë shkencore, pavarësisht deklaratave të ish-zv.ministrit të Arsimit, Taulant Muka. Këtë të fundit ai e ka quajtur si “larvë politike”.

Ndërkohë që për Kryemadhin, Rama ka thënë se është “kokë e madhe”,  pasi ka gradën “Doktore Shkencash”, ndërkohë që Lulzim Bashën e ka quajtur si “Profesor i Asociuar”.

“Monika është Doktoreshë Shkencash, kurse unë s’jam Doktor Shkencash.

Monika është kokë e madhe. Ai larva politike (Taulant Muka) ka thënë për mua që jam “Doktor Shkencash”, por unë s’kam Doktoraturë. Jam thjesht një piktor.

Monika është Doktore shkencash, kurse Luli është Profesor i Asociuar”, ka thënë Rama.

Zjarr Tv Ad