Ironizon Bushati: Ata që nuk pranuan dot brekët e Shukriut, qenkan shqetësuar për fjalorin seksist të protestuesve!

0
40
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas sulmit të pabesë dhe të paprecedentë që policia ndërmori “papritur” ndaj protestuesve të djeshëm, por edhe qytetarëve që shëtisnin në atë zonë të mbipopulluar, mjaftë qytetarë nisën të shajnë me një fjalor jo normal Edi Ramën, deputetët e ngujuar në sallë dhe drejtuesit e policisë. Pavarësisht se ky fjalor anormal ishte pasojë e një sjellje anormale nga ana e policisë, duke shkelur çdo procedurë për raste të tilla, eksponentë të Rilindjes dhe propaganda e tyre mediatike kanë nisur një fushatë qesharake dhe moraliste, për atë që ndodhi në zemërim e sipër.

Pikërisht këtë qëndrim “moralist” të Rilindjes që është përfshirë disa herë në skandale amorale, ka komentuar në faqen e vetë në Facebook edhe analisti i njohur Andi Bushati;

“Të gjithë ata që nuk arnuan dot brekët e Shukriut dhe nuk përmbajtën dot epshet e Rahajt, sot janë shumë të shqetësuar, për fjalorin seksist në mitingun e opozitës”, ironizon Bushati.

Zjarr Tv Ad