Ish-deputetja e PD Lajla Përnaska: Argita Malltezi ka zero kontribut në PD!

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputetja Lajla Përnaska foli në lidhje me situatën politike në vend, kryesisht në PD. Ajo theksoi se e djathta aktualisht është totalisht jashtë loje.

Sipas saj Argita Berisha, nuk ka luajtur asnjë rol në PD duke shtuar se në këtë situatë, ajo nuk ndihet e përfaqësuar.

“Unë nuk shoh asnjë forcë të asnjë familje te e djathta. E djathta është totalisht jashtë loje. Argita Berisha ka zero rol në PD.

Bashkëshorti i saj ka pasur një angazhim pak më të madh, por për mua problemi është se e djathta është e papërfaqësuar.

Deri në këtë moment që flasim, unë nuk e ndjej veten të përfaqësuar. Ne në këtë shtet duhet të mësojmë të funksionojmë nëpërmjet ligjeve”-tha ajo në një intervistë për emisionin ‘Good Morning Albanians’

Zjarr Tv Ad